BallinaVendiPolitikë“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/...

“Kryetari i pagëzuar rishtaz nga Kushtetuesja nuk mund të lëvizë nga qelia”/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e arrestit në burg ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama e ka cilësuar situatën si të paprecedentë, duke kritikuar zgjatjen e qëndrimit të Veliajt në qeli dhe pasojat që, sipas tij, po sjell kjo situatë për Tiranën.

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”, shkruan Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ish-presidenti Ilir Meta humbi sërish në Gjykatën e Posaçme, kërkesa e tij për ta...

Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te komisioni i ligjeve kundër projektligjit: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e propozuar për...

“I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë”, Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Po thua barsoleta, je i vetmi njeri...

Ministri Toni Gogu është përplasur ditën e sotme gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore me...

Më shumë

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ish-presidenti Ilir Meta humbi sërish në Gjykatën e Posaçme, kërkesa e tij për ta...

Pagat e magjistratëve/ Kryetarja e KLP-së te komisioni i ligjeve kundër projektligjit: Rritja minimale, nuk reflekton standardin e Kushtetueses

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, kundërshtoi formulën e propozuar për...