BallinaShowbizJonida Maliqi flet hapur për Alessio: Më kthen fëmijën që kam brenda,...

Jonida Maliqi flet hapur për Alessio: Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Jonida Maliqi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, duke treguar më shumë për dinamikën e lidhjes së tyre dhe ndjenjat që ka për të.

E ftuar në “Live From Tirana”, këngëtarja u ndal te rëndësia e të qenit në një raport të qartë. Të dy janë prindër të divorcuar dhe kanë lënë pas historitë e mëparshme, ndërsa edhe ish-partnerët e tyre kanë vazhduar jetën.

Jonida pranoi se distanca nuk e ka bërë gjithmonë të lehtë marrëdhënien. Ka pasur ribashkime të bukura, por edhe momente largësie dhe mosbesimi. Megjithatë, për të ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra se si ndihet në këtë raport.

“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh këngëtarja.

Jonida nuk hezitoi të fliste as për ndjenjat e saj, duke pranuar se e do Alessio-n. Megjithatë, ajo preferon të shmangë deklaratat e mëdha publike, kryesisht për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga ekspozimi dhe interpretimet mediatike.

Gjatë intervistës, artistja foli edhe për një kapitull të ri të jetës pas të 40-ave. Sipas saj, me kalimin e viteve ka mësuar të dëgjojë më shumë veten dhe t’i japë më pak peshë mendimit të të tjerëve.

“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, tha ajo.

Për Jonidën, eksperiencat dhe momentet e vështira e kanë ndihmuar të kuptojë më qartë se çfarë ka vërtet rëndësi. Sot, siç tregoi vetë, zgjedh ta jetojë jetën sipas dëshirës së saj dhe t’ua kushtojë energjinë vetëm njerëzve që mendon se e meritojnë.

spot_img

Artikujt e fundit

Pas goditjes së SPAK ndaj SHISH-it, PD mbledh strukturat drejtuese, Berisha thërret Kryesinë e re

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, Sekretariatin e dalë...

Ra nga hoteli në Golem, viktima ishte shef i njohur kuzhine në Belgjikë

Është identifikuar turisti belg që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, pasi...

Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur/ Kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?

Edhe pse zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende më shumë se dy vite larg,...

Horoskopi 23 Shtator/ Surpriza dhe ndryshime të papritura, ja çfarë rezervojnë yjet për 12 shenjat

DashiNjë takim, mesazh apo lajm i papritur mund t’ju ndryshojë mënyrën si shihni një...

Më shumë