BallinaVendiPolitikëKorreshi: “O bosa, është cenuar siguria kombëtare, ju ndani kooperativat”/Debat te ‘Ligjet’...

Korreshi: “O bosa, është cenuar siguria kombëtare, ju ndani kooperativat”/Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Zhvillimet rreth ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, kanë sjellë debat të fortë edhe në Komisionin parlamentar të Ligjeve.

Mbledhja ishte parashikuar të fokusohej te ndarja administrativo-territoriale e njësive të qeverisjes vendore, por deputetët e opozitës kërkuan që në qendër të diskutimit të ishte çështja e sigurisë kombëtare pas masës së sigurisë ndaj Hysenit.

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, deklaroi se zhvillimet e fundit nuk mund të anashkalohen nga Parlamenti dhe se duhet të jenë pjesë e debatit në çdo komision.

“Ne nuk patëm mbledhje dje, po në rend dite sot jo vetëm në këtë komision, por në çdo komision është skandali i djeshëm zoti kryetar”, tha Bylykbashi.

Ai vijoi me akuza të forta ndaj qeverisë, duke pretenduar se krimi i organizuar ka depërtuar në institucione të rëndësishme të shtetit.

Sipas tij, ajo që ndodhi me SHISH-in është vetëm një pjesë e një problemi më të gjerë institucional.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili reagoi me tone ironike ndaj vijimit të mbledhjes me rendin e ditës.

“Ka rënë shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Çfarë të bëjmë tani, ne të rrimë dhe të ndajmë këtu kooperativat, po, si urdhëron”, deklaroi Korreshi.

Ai shtoi se, sipas tij, prioriteti i Kuvendit duhet të ishte siguria kombëtare.

Korreshi ironizoi edhe ndryshimin e sallës ku po zhvillohej mbledhja.

“Duke qenë se na njoftuat edhe ndërrimin e sallës, unë mendova se kishte ardhur Bajrami, për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se ka rënë shteti”, tha ai.

Më tej, deputeti demokrat vijoi:

“Ne vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do ndajmë hartën thotë, kooperativa bujqësore të tipit të lartë apo të tipit të mesëm. Tani ky Kuvend a ka ndonjëherë prioritete kur bie siguria kombëtare?”

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi që deputetët t’i përmbaheshin rendit të ditës.

“Unë mendoj që ne të ecim me rendin e ditës. Sepse nuk mendoj që ka projektligj më të rëndësishëm për komisionin tonë sesa ky i sotmi”, deklaroi Manja.

Ai theksoi se institucionet duhet të vazhdojnë funksionimin normal dhe se çështjet që lidhen me hetimet duhet të trajtohen nga organet përkatëse.

“Nëse keni ardhur të gjithë që të thoni të gjitha mendimet tuaja për atë të djeshmen, unë po ju jap kohën të gjithëve nga dy minuta dhe pastaj të fillojmë me rendin e ditës”, shtoi Manja.

Debati vijoi me akuza të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa çështja e Vlora Hysenit po kthehet në një nga temat kryesore të përplasjes politike në Parlament.

spot_img

Artikujt e fundit

Jonida Maliqi flet hapur për Alessio: Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

Jonida Maliqi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banorin e...

Pas goditjes së SPAK ndaj SHISH-it, PD mbledh strukturat drejtuese, Berisha thërret Kryesinë e re

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, Sekretariatin e dalë...

Ra nga hoteli në Golem, viktima ishte shef i njohur kuzhine në Belgjikë

Është identifikuar turisti belg që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, pasi...

Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur/ Kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?

Edhe pse zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende më shumë se dy vite larg,...

Më shumë

Jonida Maliqi flet hapur për Alessio: Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

Jonida Maliqi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banorin e...

Pas goditjes së SPAK ndaj SHISH-it, PD mbledh strukturat drejtuese, Berisha thërret Kryesinë e re

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, Sekretariatin e dalë...

Ra nga hoteli në Golem, viktima ishte shef i njohur kuzhine në Belgjikë

Është identifikuar turisti belg që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Golem, pasi...