Me siguri çështja e Vlora Hysenit do të mbahet nga qeveria në një profil sa më të ulët dhe do të bëhet gjithçka që të harrohet sa më shpejt skandali. Do kthehet Edi Rama nga USA, do propozohet drejtuesi i ri, dhe do tentohet rikthimi i rutinës. Deri atëherë me gjasë mund të ketë ndodhur ndonjë ngjarje tjetër. Dhe kur qeveria, zyrtarët, Edi Rama, apo përfaqësues të qeverisë të pyeten për këtë çështje, ata do të thonë se nuk bëjnë koment për një rast në hetim ose në gjykim.
Dhe do të mbyllin kështu sytë dhe veshët.
Mirëpo ky nuk është momenti për të përsëritur refrenin e vjetër. Besimi në institucione, në qeverisje, në shtet ka pësuar një goditje të rëndë. Nëse kompromentohet, korruptohet, apo shkel rëndë ligjin dhe njeriu i caktuar të administrojë informacionin sekret, atëherë kemi një krisje të madhe mes autoriteteve dhe qytetarëve.
Mes shtetit dhe qytetarëve.
Në këto kushte i takon madje i del si detyrë qeverisë dhe Kryeministrit të japin shpjegime për rastin. Deri ku është implikuar Vlora, sa është prekur siguria kombëtare, në cilën gjëndje është sot pas kësaj ngjarje SHISH, një institucion kyç për vendin.
Me Ministrin e Mbrojtjes të atakuar në një audiopërgjim, me drejtues policie të implikuar dhe që u kontrollohen telefonat dhe banesat, me drejtoreshën e SHISH të arresuar, ndodhemi në një gjëndje vërtetë të rëndë e kaotike të shtetit.
Duhen ndërhyrje të forta. Por sidomos komunikim dhe transparencë me qytetarët. Çdo heshtje apo përpjekje për ta arkivuar edhe këtë rast, nuk shërben. Përkundrazi e zmadhon edhe më tepër plagën, në fakt traumën që kanë sjellë zbulimet e fundit.
Albania Today



