BallinaVendiKronikëA do të ndryshojnë rregullat për “arrestin në burg”? Pritet sot vendimi...

A do të ndryshojnë rregullat për “arrestin në burg”? Pritet sot vendimi i Gjykatës së Lartë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për njehsimin e praktikës gjyqësore lidhur me kushtet dhe kriteret për aplikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Rreth orës 14:00, Kolegjet e Bashkuara do të vendosin nëse do të ndryshohet apo jo vendimi unifikues i vitit 2011, i cili aktualisht shërben si referencë për organet gjyqësore në caktimin e kësaj mase.

Për miratimin e një vendimi të ri kërkohet vota pro e shumicës së gjyqtarëve, në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në arsyetimin e tij, ai sjell në vëmendje disa vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mes të cilëve edhe rasti i Thoma Gëllçit, ish-drejtor i përgjithshëm i televizionit publik shqiptar, ku mbajtja në arrest me burg u konsiderua shkelje e të drejtave themelore.

Në dokumentin e firmosur prej Sadushit theksohet se privimi nga liria duhet të mbështetet në disa kushte thelbësore, si: ekzistenca e dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, rrezikshmëria që paraqet personi, mundësia e shmangies nga drejtësia, si dhe rreziku për prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Kolegjet e Bashkuara do t’i japin përgjigje një pyetjeje thelbësore: a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit” si kriter për caktimin e masës “arrest në burg”, vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, rëndësia e saj apo marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit? Pikërisht në këtë pikë qëndron edhe thelbi i debatit, pasi një ndryshim i mundshëm mund të krijojë hapësira që në të ardhmen zyrtarë të lartë të pretendojnë mungesë rrezikshmërie dhe, për rrjedhojë, të kërkojnë lirimin nga paraburgimi.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...