Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me drejtues Esat Brahimaj.
Dyshohet se dy drejtuesit kanë humbur jetën, ndërsa pasagjeri i njërit prej automjeteve ka mbetur i plagosur.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

