BallinaRajoni & BotaAnaliza e DW: Gjermania dhe Britania e Madhe do të forcojnë sërish...

Analiza e DW: Gjermania dhe Britania e Madhe do të forcojnë sërish lidhjet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjashtë vjet pas Brexit-it, marrëdhëniet tregtare të Gjermanisë me Britaninë e Madhe janë stabilizuar, sipas ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche.

Britania e Madhe është sërish ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë, deklaroi ministrja gjermane në një konferencë ekonomike gjermane-britanike të mbajtur në Berlin.

Vëllimi i tregtisë midis dy vendeve arriti në rreth 118 miliardë euro në vitin 2025, vuri në dukje Reiche. Gjermania importoi mallra me vlerë rreth 33 miliardë euro nga Britania e Madhe dhe eksportoi mallra me vlerë 80 miliardë euro në Britaninë e Madhe . Qindra kompani operojnë në të dyja anët e kufirit. Këto gjenerojnë mirëqënie.

“Kjo tregon se lidhjet tona ekonomike janë të qëndrueshme; ato janë reale,” tha Reiche. “Dhe jam e bindur se ato mund të bëhen edhe më të ndërthurura.”

Krizat e shumta të viteve të fundit kanë shkatërruar iluzionin se tregjet globale mund të funksionojnë ‘me autopilot’. Është shfaqur një realitet i ri; bllokada e gjerë e Ngushticës së Hormuzit, jetike për furnizimet me energji, është një shembull tjetër i kësaj.

Gjermania dhe Britania e Madhe kanë të njëjtat objektiva në shumë fusha, si tregtia apo zhvillimi i teknologjive. Bashkëpunimi do të zgjerohet gjithashtu në lëndët e para kritike dhe krijimin e zinxhirëve rezistues të furnizimit.

Duke qenë se BE nuk është më kuadër për bashkëpunim pas largimit të Britanisë së Madhe në shkurt 2020, duhet të gjendet një kuadër i ri, deklaroi Reiche. Ajo i bëri thirrje qeverisë britanike të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian.

‘Shansi i jetës’

Ministri britanik i Ekonomisë, Peter Kyle, kishte njoftuar më parë një marrëveshje me Gjermaninë për prokurimin së bashku të metaleve të rralla. Në konferencën gjermano-britanike, ai deklaroi se tani ofrohet “shansi i jetës” për të rindërtuar marrëdhëniet..

“E konsideroj detyrën time personale t’i afroj tregjet tona.” Gjermania është partneri më i rëndësishëm ekonomik i Britanisë së Madhe pas SHBA, tha Kyle.

Samiti ekonomik gjerman-britanik bazohet në Traktatin e Kensingtonit, të nënshkruar nga të dyja shtetet në korrik 2025, me të cilin u ra dakord për një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe kulturës.

Në qershor 2016, britanikët votuan në favor të largimit nga BE-ja. Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar 2020 dhe nga tregu i përbashkët evropian në fund të vitit 2020.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë