BallinaVendiPolitikëBerisha e akuzoi për lidhje me krimin, i përgjigjet Salianji: Ke frikë...

Berisha e akuzoi për lidhje me krimin, i përgjigjet Salianji: Ke frikë nga gara! Jam pjesë e PD me sakrifica deri në burg politik

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ish-deputeti Ervin Salianji po “përplasen” në distancë, ndërsa nuk kanë kursyer akuzat ndaj njëri tjetrit.

Këtë të enjte, Berisha tha se ai vetëpërjashtua nga partia, pas bashkëpunimit me krimin.

Së pari njëherë, deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejt normale. Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti i partisë tënde.

Kjo është e vërteta. Për dijeni, nuk ka pasur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, në asnjë institucion. Pasi doli nga burgu, për ta respektuar, u kooptua përkohësisht në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri. Kaq. Nuk ka, bashkëpunimin me krimin nuk e falim ne si parti. E kemi të prerë atë në mënyrë absolute”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e Salianjit, ku një postim në rrjete sociale thotë se Berisha i trembet garës në lidhje me drejtimn e PD.

Në lidhje me akuzat se ka bashkëpunuar me krimin, Salianji shton se “Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartësojmë”.

Postimi i plotë

Kush ka lidhje dhe me kë do kemi kohë e do i qartesojmë, por pyetjet mbeten; a do të ketë garë të hapur? A do të ketë votë të lirë për demokratët? Si do fitojë Partia Demokratike? Kur?

A mbahet përgjegjesi për rezultatet dhe premtimet?

A mundet një kandidat të përjashtojë kandidatin tjetër?

Se në mungesë të garës, shpiken romane me “vetëpërjashtime”.

Unë nuk jam vetëpërjashtuar nga askund. Përkundrazi, kam qenë dhe jam pjesë e Partisë Demokratike, me kontribut, sakrifica deri në burg politik, me përballje reale dhe fitore për demokratët!

Problemi nuk është kush “përjashtohet”, por pse nuk lejohet gara, se Sali Berisha apo kushdo tjetër mund të thotë çfarë të dojë për mua, por nuk mund të shmangë pyetjen kryesore: pse i trembet garës?

Unë kërkoj vetëm një gjë: rregulla dhe votë, këtë kërkojnë demokratët, shoqëria dhe partnerët!

Pjesa tjetër është propagandë për të mbuluar frikën.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë