BallinaVendiÇmimi i naftës, Rama premton masa për të stabilizuar tregun e karburanteve

Çmimi i naftës, Rama premton masa për të stabilizuar tregun e karburanteve

Publikuar më

spot_img

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare është pasojë e drejtpërdrejtë e zhvillimeve gjeopolitike dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se qeveria shqiptare po ndërmerr masa për të stabilizuar tregun e brendshëm të karburanteve.

Gjatë shënimeve të javës në podkastin e tij “Flasim”, Rama u ndal te ndikimi që lufta e SHBA dhe Izraelit kundër regjimit të Teheranit po ka mbi tregjet globale të energjisë.

“Shënimi i parë lidhet pashmangshmërisht me impaktin e luftës së SHBA dhe Izraelit, të cilën ne e mbështesim plotësisht kundër makinerisë së regjimit kriminal të Teheranit, mbi çmimin e naftës. Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh në të gjithë botën pikërisht si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjike siç është ngushtica e Hormuzit”, tha Rama.

“Gjithsesi nga ana tjetër, ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate dhe siç e kam deklaruar në fakt kohë më parë, jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur në momentin kur do finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit, si dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane”, theksoi Rama.

Pra, shtoi Rama, “besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur edhe një tjetër ambicie dhe zotim të marrë menjëherë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kjo është plotësisht e mundur”.

Paralelisht, vijoi Rama, “ministrja e Ekonomisë ka ngritur një taskforcë të përbashkët me ministrin e Financave, duke vënë në veprim administratën tatimore dhe doganore, nga njëra anë, me qëllim rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve dhe parandalimin e çdo rritje abuzive të çmimeve të karburanteve dhe nga ana tjetër për të studiuar me shpejtësi edhe një ndikim mbi fenomenin abuziv të rritjes së çmimit të ushqimeve”.

“Ky grup proporcional do të fokusohet me një plan të detajuar në gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve, si në shumicë ashtu edhe në pakicë, ndërsa çmimet do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përkatëse”, u shpreh Rama.

Po ashtu, theksoi kreu i qeverisë, “projektligji për rezervat strategjike të naftës është tashmë në konsultim publik. Përkon me këtë situatë, por është një nismë e ndërmarrë kohë përpara krijimit të kësaj situate”.

“Parashikon një krijim rezervash që shtrihet nga një në tre muaj të naftës, por e thashë dhe më parë, ambicia jonë shkon përtej kësaj dhe besoj se në pak muaj, qytetarët do të mund të prekin fillimin e një ndryshimi të shumëpritur në tregun e karburanteve”, u shpreh Rama.

BurimiEkofin

Artikujt e fundit

Berisha: Çmimi i lartë i naftës për shkak të taksave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se çmimi i lartë i...

Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke...

18 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi: Gjyqi që po zhvillohet në GJKKO nuk është proces politik

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda...

Formula 1/ Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë

Fundjava në Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, ishte thjesht perfekte për...

Më shumë

Berisha: Çmimi i lartë i naftës për shkak të taksave të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se çmimi i lartë i...

Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke...

18 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi: Gjyqi që po zhvillohet në GJKKO nuk është proces politik

Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda...