BallinaVendiAktualitet“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në...

“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në flagrancë automjetin me pistoleta “Sig Sauer”

Publikuar më

spot_img

Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit.

Policia ka ndaluar një automjet në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”, dhe pas kontrollit rezultoi se ishin fshehur 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” si dhe me 4 celularë.

Në pranga ranë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Gazetari Bernard Pecnikaj zbulon detaje mbi zhdukjen e Bleona Mates

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Bernard Pecnikaj ka folur për misterin e zhdukjes...

Horoskopi, 10 mars 2026

Dashi Gjatë disa javëve të fundit, ju keni marrë dezinformata për diçka që është e...

Plagosja në Sauk! Policia njoftim zyrtar: Turku 39-vjeçar paraqitet i plagosur në spital, nisin kërkimet për autorin

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e...

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Nicolas dhe Oliver Beggruen

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiut, mendimtarin...

Më shumë