BallinaVendiAktualitetDASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe...

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në “Nivelin 2”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, përfshirë përshkallëzimin e situatës në Iran dhe kriza të tjera globale, Departamenti Amerikan i Shtetit vijon të rifreskojë në mënyrë të vazhdueshme udhëzimet për udhëtimet e qytetarëve të tij.

Sipas autoriteteve amerikane, këto udhëzime synojnë të ndihmojnë qytetarët të planifikojnë udhëtimet duke pasur një pasqyrë më të qartë të rreziqeve të sigurisë dhe për të marrë masa mbrojtëse gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria dhe Kosova janë klasifikuar në Nivelin 2, që nënkupton “ushtroni kujdes të shtuar”. Në të njëjtin nivel renditet edhe Serbia.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në Nivelin 1, niveli më i ulët i rrezikut, ku rekomandohet vetëm ndjekja e masave të zakonshme të sigurisë.

Vendet si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini kanë kaluar nga këshillat e Nivelit 2 në Nivelin 3, ose nga rekomandimi “Ushtroni kujdes të shtuar” në “Rishikoni udhëtimin”. 

Ndër vendet me rrezik më të lartë, Irani klasifikohet në Nivelin 4, me rekomandimin “Mos udhëtoni”. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, rreziqet përfshijnë terrorizëm, trazira civile, rrëmbime, arrestime arbitrare të qytetarëve amerikanë dhe ndalime të padrejta.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë