BallinaRajoni & Bota“Delfinë kamikazë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i...

“Delfinë kamikazë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim minash

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mes shqetësimeve që rrethojnë minimin e Ngushticës së Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u pyet nëse Teherani mund të përdorë delfinë për t’u përballur me Marinën amerikane.

Ai u përgjigj se mund të “konfirmonte” që Irani nuk ka delfinë për t’i përdorur në operacione detare, por shtoi me ironi se nuk do të “konfirmonte apo mohonte nëse SHBA-ja ka delfinë kamikazë”.

Një burim i njohur me operacionet amerikane në gjirin e  Hormuzit i tha CNN se ushtria amerikane nuk po përdor delfinë në këtë zonë. Megjithatë, Marina e SHBA-së ka prej dekadash një program për trajnimin e delfinëve për të ndihmuar në zbulimin e minave. Programi i Gjitarëve Detarë është pjesë e departamentit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit (ISR) brenda Qendra së Informacionit Detar në Paqësor të Marinës amerikane. Delfinët e këtij programi nuk janë “kamikazë”, pasi nuk sakrifikojnë jetën për të shpërthyer mina, por përdoren për zbulim.

“Ne përdorim gjitarë detarë për të ndihmuar në identifikimin e objekteve nën ujë dhe për të mbrojtur portet duke zbuluar mjetet e rrezikshme,” tha Scott Savitz, inxhinier i lartë në RAND Corporation, i cili më parë ka punuar me komandën e çminimit të forcave detare amerikane. SHBA nuk është e vetmja që përdor delfinë për qëllime ushtarake: Rusia i ka përdorur për të ruajtur portet, ndërsa Irani ka blerë delfinë në vitin 2000, sipas BBC. Megjithatë, ata delfinë ka gjasa të jenë tashmë shumë të vjetër për përdorim, dhe nuk ka prova që Irani ka aktualisht një program aktiv me gjitarët e detit.

The Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se Irani kishte shqyrtuar përdorimin e delfinëve që mbajnë mina si një mënyrë e re për t’iu kundërvënë përpjekjeve amerikane për hapjen e ngushticës.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë