BallinaVendiKronikëDetaje nga operacioni kundër narkotikëve në kryeqytet, në pranga 31-vjeçari/ Policia sekuestron...

Detaje nga operacioni kundër narkotikëve në kryeqytet, në pranga 31-vjeçari/ Policia sekuestron 1000 fara kanabis të ardhura nga Kanadaja, vlera arrin në 10 mijë euro

Publikuar më

spot_imgspot_img

Droga vijon të mbetet një nga sfidat kryesore në kryeqytet. Pavarësisht operacioneve të herëpashershme kundër lëndëve narkotike, shpërndarja e kokainës, kanabisit dhe drogave sintetike vazhdon të jetë një fenomen shqetësues.

Në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit”, forcat e Komisariatit Nr. 2 zhvilluan një operacion, ku u sekuestruan 1000 fara kanabisi, të cilat dyshohet se do të kultivoheshin në ambiente të mbyllura.

Këto fara dyshohet se kanë ardhur nga Kanadaja dhe janë të modifikuara gjenetikisht për të prodhuar kanabis me përmbajtje të lartë THC-je, me rendiment të lartë dhe në kohë më të shkurtër.

Vlera në treg e farave të sekuestruara llogaritet rreth 10 mijë euro. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe poseduesi i tyre, 31-vjeçari Renis Aliaj, i cili i kishte fshehur farat në bagazhin e automjetit.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, operacioni i koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet një shtetas që lëvizte me automjet, në Rrugën e Dafinave, për të shitur 1000 fara Cannabisi.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë, si dhe intensifikimit të punës operative, me fokus parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Procesi”.

Në kuadër të operacionit, në Rrugën e Dafinave, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. A. Në automjet u gjet një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, farat narkotike dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 31-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë