BallinaVendiAktualitetDetyrim i ri për bizneset: një pemë për çdo karrige në trotuar

Detyrim i ri për bizneset: një pemë për çdo karrige në trotuar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qeveria shqiptare ka propozuar rregulla të reja për shfrytëzimin e hapësirave publike, duke vendosur një detyrim të ri për baret, restorantet dhe hotelet: për çdo karrige të vendosur në trotuar, biznesi duhet të mbjellë një pemë.

Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, bizneset gastronomike do të mund të përdorin deri në 25% të gjerësisë së trotuarit, por leja do të jetë e vlefshme vetëm pasi të dokumentohet mbjellja e pemëve dhe përmbushja e detyrimeve financiare. Ky rregull do të zbatohet edhe për kioskat.

Rregullorja e re përcakton një kuadër të detajuar për përdorimin e hapësirave publike, duke përfshirë edhe reklamat, aktivitetet tregtare, panairet dhe përdorimin e plazheve. Ndërkohë, ndalohet vendosja e strukturave mbi hapësira të gjelbra dhe përdorimi i zgarave në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për leje do të bëhen përmes platformës e-Albania, ndërsa afati i lejes do të jetë 2 vjet, ose 30 ditë për raste të përkohshme si festat.

Në rast shkeljesh, fillimisht jepet paralajmërim, por nëse nuk merren masa, bizneset përballen me gjoba që nisin nga 35.000 lekë për metër katror.

Kjo nismë vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe për rritjen e gjelbërimit në qytete, e paralajmëruar më herët.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë