BallinaVendiKronikëDogji automjetin e një qytetari, arrestohet autori në Lushnje, në kërkim edhe...

Dogji automjetin e një qytetari, arrestohet autori në Lushnje, në kërkim edhe porositësi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 39-vjeçar, i dyshuar për djegien e qëllimshme të automjetit të një qytetari, veprim që dyshohet se është kryer me porosi të një 28-vjeçari.

Në pranga ka rënë shtetasi Mario Biti, ndërsa është shpallur në kërkim porositësi i dyshuar, Andi Zaimi.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë mes porositësit dhe xhaxhait të pronarit të automjetit të djegur.

Njoftimi i plotë

Lushnjë

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal).

Punohet për kapjen e 28-vjeçarit, i cili rezulton të jetë jashtë vendit, dhe dyshohet se e porositi krimin, për shkak të konflikteve për motive pronësie, me xhaxhanë e pronarit të automjetit të djegur.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.

Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Ky shtetas rezulton të jetë jashtë vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë