BallinaVendiPolitikëDokumenti/ Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

Dokumenti/ Zbulohet kërkesa e pazakontë për KQZ nga socialisti Erion Braçe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Vetëm disa ditë përpara mbledhjes të asamblesë socialiste të Njësisë 5, nga ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027, ka dalë në dritë një detaj i ri.

Përmes një shkrese të datës 24 Mars që Top Channel disponon, Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ.

Kërkesa është shumë e thjeshtë në pamje të parë.

Erion Braçe kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.

Sikurse rezultatin e PS në rang qarku në 2009 në të gjitha ZAZ Berat;

2013 në Divjakë;

2017 në Divjakë;

2021 në Divjakë;

Rezultatin e tij si deputet në zgjedhjet e 2021.

Erion Braçe kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.

Mund të thuhet se kjo është hera e parë kur një deputet i drejtohet me një kërkesë të tillë KQZ për të pasur një bilanc të detajuar të votave të marra prej herës së parë kur është zgjedhur deputet.

Mbetet e paqartë pse pikërisht tani kjo kërkesë e Erion Braçes e një formati të tillë.

Mbase senatori socialistëve ka nisur të shkruaj një libër për angazhimin e tij politik por kjo duket e parakohshme për një politikan si ai  për të lidhur në gozhdë këpucët e deputetit në shërbim të qytetarëve siç bëri idhulli i tij në gazetari Indro Montanelli.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë