BallinaUncategorizedDrogë pranë shkollave në Kuçovë dhe Moravë/ Kapen mbi 4 kg kanabis,...

Drogë pranë shkollave në Kuçovë dhe Moravë/ Kapen mbi 4 kg kanabis, dy të arrestuar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy persona janë arrestuar në Kuçovë dhe Moravë, pasi dyshohet se tentonin të shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Operacioni policor i koduar “Perimetri” është zhvilluar në dy faza, pas hetimeve proaktive dhe kontrolleve të vazhdueshme me synim parandalimin e shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore.

Policia sekuestroi mbi 4 kilogramë Cannabis Sativa, një pjesë të ndarë në doza, si dhe një shumë parash dhe dy celularë.

Në pranga u vu shtetasi A. G., 46 vjeç, banues në Kuçovë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, sipas Policisë, u gjetën 3.95 kilogramë Cannabis Sativa, një pjesë e përgatitur në doza.

Hetuesit dyshojnë se lënda narkotike mbahej me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Kuçovë.

Në një tjetër fazë të operacionit u arrestua edhe G. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë.

19-vjeçari u kap në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit personal dhe në banesën e tij u gjetën sasi dhe doza Cannabis Sativa.

Policia sekuestroi gjithashtu një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, Komisariati i Policisë Kuçovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Muçi si fabrikë golash e asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara, shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë ka sjellë në vëmendje formën e...

Heshtja nuk shërben, duhet transparencë për sekretet e Vlorës

Me siguri çështja e Vlora Hysenit do të mbahet nga qeveria në një profil...

Korreshi: “O bosa, është cenuar siguria kombëtare, ju ndani kooperativat”/Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit

Zhvillimet rreth ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, kanë sjellë debat të fortë edhe në...

Jonida Maliqi flet hapur për Alessio: Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

Jonida Maliqi ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banorin e...

Më shumë