BallinaVendiKronikëDurrës/ Kapet në flagrancë 55-vjeçari me mbi 1000 fara kanabisi, finalizohet operacioni...

Durrës/ Kapet në flagrancë 55-vjeçari me mbi 1000 fara kanabisi, finalizohet operacioni “Parandalimi”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një tjetër goditje ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve është regjistruar në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë ndërhyrë pas sigurimit të informacioneve operative për një shtetas që posedonte fara të dyshuara narkotike me qëllim shitjen.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, u gjetën dhe sekuestruan 2 qese me 1045 fara të dyshuara të Cannabis Sativa, si dhe automjeti në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i plotë

Durrës/Vijojnë goditjet kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Parandalimi”.

Posedonte me qëllim shitjen, mbi 1000 fara Cannabisi, kapet në flagrancë duke i transportuar me automjet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohen farat dhe automjeti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi farash Cannabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Durrësit, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”.

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Durrësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues autorin e dyshuar, shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa (në total 1045 fara), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi A. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë