BallinaVendiKronikëDurrës/Operacioni “Storm 17”: Arrestohen 4 shtetase kineze për prostitucion, procedohen edhe 4...

Durrës/Operacioni “Storm 17”: Arrestohen 4 shtetase kineze për prostitucion, procedohen edhe 4 të tjerë

Publikuar më

spot_img

Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 17”, i zhvilluar gjatë katër javëve të fundit nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetaset:

  • X. Ch., 48 vjeçe
  • J. L., 36 vjeçe
  • Y. L., 48 vjeçe
  • L. Sh., 53 vjeçe

Të gjitha shtetase kineze, të cilat kishin marrë me qira dy ambiente në Golem dhe Shkëmbi i Kavajës, duke i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjithashtu, për veprën penale “Prostitucioni”, u proceduan penalisht edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Nga veprimet hetimore u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash, si dhe u dokumentua mënyra e organizimit të aktivitetit të paligjshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

YouTube video player

Artikujt e fundit

VIDEO/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, kapet me kallashnikov në tentativë për shitje

Tiranë/ Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Dark Trade”, duke goditur një tjetër rast...

Ulen sërish çmimet e karburanteve në Shqipëri, ja sa do të shiten nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e...

Më shumë