BallinaVendiKronikëI plasi granata në mënyrë të pakontrolluar dhe u plagos bashkë me...

I plasi granata në mënyrë të pakontrolluar dhe u plagos bashkë me shokun, procedohet penalisht i riu në Tepelenë

Publikuar më

spot_img

Ka marrë një tjetër rrjedhë incidenti i ndodhur para dy ditësh, kur dy të rinj u plagosën për shkak të shpërthimit të papritur të një granate në fshatin Mamaj, Tepelenë.

Ditën e sotme policia e Tepelenës ka zbuluar se arma ishte në posedimin e njërit prej të plagosurve, që është proceduar penalisht nga policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Bëhet fjalë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç, banues në fshatin Mamaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se posedonte sasi fitili zjarrpërcjellës dhe municioni luftarak, që u gjet në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj, ku  dyshohet se shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtuan ai dhe shoku i tij, shtetasi L. Sh., banues në Memaliaj. Të dy të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Artikujt e fundit

Operacioni kundër mashtrimeve me kriptomonedha/ Mbi 1 mln euro dëm, SPAK dhe autoritetet franceze godasin grupin e strukturuar, ndalohet një shqiptar

SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, që...

E rëndë në Maliq/ Gjendet i pajetë një person, dyshohet vetëvarje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Maliq, ku një person është...

“Vajza kishte nofullën e nxirë”, babai i Xhuana Nikollajt kërkon drejtësi: Mund t’ia ketë dhënë helmin ish-burri, kishte shenja kudo

Mes trishtimit dhe dhimbjes familja e Xhuana Nikollajt i ka bërë apel institucioneve që...

Debati Qosja-Kadare për identitetin europian të shqiptarëve, nga polemika epike prej disa vitesh te fjalimi i fundit i Akademikut në 90 vjetorin e lindjes...

Dy ndër mendjet më të ndritura të shqiptarëve, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare...

Më shumë