BallinaVendiKronikëI vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve, policia zbardh ngjarjen dhe...

I vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve, policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorin në Lezhë

Publikuar më

spot_img

Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.

Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.

Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, policia: Dëme materiale, po punohet për kapjen e autorëve

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit,Fatjon Rrika.
I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.

Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.

Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.

32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.

Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Draft-rezoluta, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë “për shpalljen e Republikës Islamike të...

Kapen 38 mijë euro të padeklaruara dhe 4.2 kg kanabis në Muriqan, arrestohen dy persona

Policia Kufitare në Muriqan ka goditur dy raste të paligjshme gjatë kontrolleve të ushtruara...

Horoskopi, 17 mars 2026

Dashi Marrja e një qëndrimi më fleksibël do t’ju lejojë të hyni në shumë dyer...

PD drejt zgjedhjeve, publikohet data për kryetarin e ri

Partia Demokratike është drejt përmbylljes së procesit të riorganizimit të saj në të gjithë...

Më shumë

Draft-rezoluta, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet terrorist

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë “për shpalljen e Republikës Islamike të...

Kapen 38 mijë euro të padeklaruara dhe 4.2 kg kanabis në Muriqan, arrestohen dy persona

Policia Kufitare në Muriqan ka goditur dy raste të paligjshme gjatë kontrolleve të ushtruara...

Horoskopi, 17 mars 2026

Dashi Marrja e një qëndrimi më fleksibël do t’ju lejojë të hyni në shumë dyer...