BallinaRajoni & BotaIsh-kryeministri indian i shpëton sërish një atentati me armë

Ish-kryeministri indian i shpëton sërish një atentati me armë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Farooq Abdullah, ish-kryeministër i indian i rajonit të Kashmir dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare të Jammu dhe Kashmirit, shpëtoi mrekullisht gjatë një ceremonie martesore në Jammu, ku një person u përpoq ta qëllonte nga afër.

Pamjet e sigurisë treguan momentin kur Kamal Singh Jambal, atentatori  qëlloi me armë nga një distancë shumë e afërt, por plumbi nuk e goditi Abdullahin.

Sipas mediave lokale, 65-vjeçari deklaroi se kishte pritur mbi 20 vjet për këtë moment dhe nuk tregoi pendesë.

Kryeministri aktual i rajonit, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin në rrjetet sociale, duke theksuar se babai i tij shpëtoi “për një fije peri” dhe ngriti pyetje mbi sigurinë, pasi Abdullah ruhet me mbrojtje Z+, një nga nivelet më të larta të sigurisë në Indi.

Gjatë sulmit, Farooq Abdullah ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami, të cilët konfirmuan se askush nuk u lëndua.

Policia vazhdon hetimet për motivet e sulmuesit dhe mënyrën se si arriti të afrohej kaq pranë politikanit. Raportimet paraprake sugjerojnë se Kamal Singh Jambal mund të ketë pasur motive personale.

Ish kryeministri indian i shpëton sërish një atentati me armë
spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë