BallinaVendiEkonomiKërkesat e transportit publik për naftën: Të kompensohemi 100 lekë për litër,...

Kërkesat e transportit publik për naftën: Të kompensohemi 100 lekë për litër, llogariten 3 mln euro

Publikuar më

spot_img

Operatorët e transportit publik në vend kanë ngritur alarmin për rritjen e kostove, duke kërkuar një paketë emergjente mbështetjeje për të shmangur reduktimin e shërbimit deri në 30% në nivel kombëtar.

Kërkesa kryesore lidhet me kompensimin e çmimit të naftës në masën 100 lekë për litër, për një periudhë 6 mujore. Propozimi është dorëzuar më 1 Prill pranë institucioneve përgjegjëse, si pjesë e një “Pakete antikrizë emergjente”.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Kostandin Foni, u shpreh se kjo skemë është plotësisht e zbatueshme, pasi bazohet në një model të ngjashëm me atë të vitit 2022, i cili ka rezultuar efektiv në përballimin e kostove për operatorët.

Sipas tij, kompensimi do të mbështetet mbi faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit, i cili mbetet i pandryshuar krahasuar me vitin 2022.

Fondi i nevojshëm për zbatimin e kësaj mase përllogaritet në rreth 300 milionë lekë, ose afro 3 milionë euro, një shumë e ngjashme me atë të përdorur gjatë krizës së mëparshme.

Përveç kompensimit të naftës, shoqatat e transportit kanë propozuar edhe masa të tjera fiskale për të ulur kostot, përfshirë heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës për karburantin, si dhe uljen e TVSH-së nga 20% në 5%.

Dy shoqatat kryesore të sektorit kanë zhvilluar takime dhe kanë dorëzuar zyrtarisht pranë ministrive përkatëse një paketë me katër masa, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të garantuar vijimësinë e shërbimit për qytetarët.

Artikujt e fundit

Vritet i moshuari në Korçë? 78 vjeçari gjendet i vdekur në banesë, në trup ka shenja dhune

Një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin...

Gjykata rrëzon masën e pezullimit nga detyra për kreun e IMT-së, Rigers Sheqeri

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot, masën e sigurimit të pezullimit nga detyra të...

Studio e tatuazheve e mbushur me armë dhe municion luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, i cili dyshohet...

Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK

Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK,...

Më shumë