BallinaVendiKronikëKreu 4 vjedhje në Kamëz, arrestohet 24-vjeçari

Kreu 4 vjedhje në Kamëz, arrestohet 24-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Arrestohet një 24-vjeçar për vjedhje të banesave dhe disa lokaleve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet M.I.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni i koduar “The last one” për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Vihet në pranga 24-vjeçari që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të marra nga shtetas të ndryshme për vjedhjen e subjekteve/banesave të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin “The last one”.

Në kuadër të operacionit, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;

-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;

-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;

-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë