BallinaVendiKronikëKush janë tre autorët që vranë çiftin e bashkëshortëve në Lezhë, historiku...

Kush janë tre autorët që vranë çiftin e bashkëshortëve në Lezhë, historiku i hakmarrjes që nisi në 2016

Publikuar më

spot_imgspot_img

Janë zbardhur emrat e autorëve që dyshohet se vranë çiftin Mujeci ditën e djeshme në Lezhë. Nga atentati mbetën të vdekur Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli në kërkim tre autorët e dyshuar, emrat e të cilëve janë zbuluar së fundmi nga korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda.

Mësohet se të shpallur në kërkim janë Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ka dyshime të forta se kjo ngjarje ka ndodhur për hakmarrje.

Kreshnik Mujeci është emër i njohur për autoritetet. Në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin dhe kushëririn Jozef Mujeci, pasi akuzoheshin për vrasjen e Gegë Mhillajt, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.

Sakaq, raportohet se tre autorët e ngjarjes së djeshme janë pikërisht familjarët e të ndjerit Gegë Mhillaj, teksa në vijim pritet të ketë më shumë detaje. Policia nuk ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë asnjërin prej tre autorëve.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë