BallinaVendiAktualitetLavazhi i makinave përdorej si bazë për drogë, arrestohen 2 persona

Lavazhi i makinave përdorej si bazë për drogë, arrestohen 2 persona

Publikuar më

spot_img

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, Renato Makri dhe Ilir Prenga për shitje të lëndëve narkotike.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh.

Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Trump heq sanksionet për 140 milionë fuçi naftë iraniane

Administrata e Donald Trump po shqyrton dhe zbaton masa për të lehtësuar përkohësisht disa...

Në “luftë” me … çmimet, rreziku i një vale të re inflacioni të importuar edhe në Shqipëri

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas shpërthimit të konfliktit në Lindjen...

Alternime vranësirash dhe reshje lokale, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti...

Horoskopi, 21 mars 2026

Dashi Nëse jeni të lodhur duke qenë në të njëjtin pozicion të vjetër me të...

Më shumë