BallinaVendiEkonomiLekun nuk e tremb as Irani, forcohet ndaj të gjitha monedhave dhe...

Lekun nuk e tremb as Irani, forcohet ndaj të gjitha monedhave dhe arrin rekord të ri ndaj Euros

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha vendase është forcar sot ndaj të gjitha valutave kryesore dhe ka shënuar një rekord të ri historik në kursin e këmbimit me Euron.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.92 Lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Që nga fillimi i këtij viti, kursi Euro-Lek ka rënë me 0.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rënia ka arritur në 3%.

Kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe efektet në çmimin e naftës kanë trazuar tregjet botërore dhe kanë rritur frikën për një valë të re inflacioni.

Në krizën e fundit inflacioniste, të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro kaloi një fazë disaditore paniku, e shoqëruar me një forcim të shpejtë të Euros, që gjithsesi u amortizua shpejt, edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Këtë herë, as frika për një goditje inflacioniste nuk ka sjellë qoftë edhe përkohësisht një trysni mbi kursin e Lekut, që vazhdon të shënojë rekorde të reja historike.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e Euros në tregun e brendshëm vazhdon të jetë e lartë, edhe në nivele jo të zakonta për tremujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, vazhdon të ketë gjithashtu një rol dytësor në forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë ndërkohë vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të vazhdueshme në tregun valutor, nëpërmjet blerjes së Euros, por kjo vetëm sa po e ngadalëson rënien e monedhës europiane, që, në mungesë të rolit të Bankës Qendrore, do të kishte rënë në nivele edhe më të ulëta.

Për momentin, kriza që ka shkaktuar konflikti i radhës në Lindjen e Mesme po reflektohet në rritjen e fortë të çmimeve të naftës edhe në tregun shqiptar. Çmimet e naftës janë rritur me afërsisht 25% krahasuar me nivelin e parakrizës, ndërkohë që qeveria shqiptare është angazhuar të ndërhyjë me ulje të nivelit të akcizës dhe rikthimin e Bordit që kontrollon çmimet me pakicë.

Shtrenjtimi i naftës nuk është përcjellë ende në zinxhirin e tregtimit të mallrave dhe shërbimeve, por, nëse çmimet nuk bien, një gjë e tillë do të jetë e pashmangshme.

Megjithatë, tregu financiar shqiptar për momentin nuk duket të shfaqë shqetësim lidhur me pritshmëritë për rritje të inflacionit. Leku vazhdon të forcohet, ndërsa edhe normat e interesit dhe yield-et e titujve qeveritarë ngelen në nivele shumë të ulëta.

Në rast se rreziku inflacionist për ekonominë botërore do të materializohet, është e pashmangshme që rritja e çmimeve të përcillet edhe në tregun shqiptar. Duke pasur parasysh pozicionin e thellë negativ në tregtinë e mallrave, bilanci i llogarisë korrente të vendit do të vendoset nën presion të fortë. Në teori, një skenar i tillë do të krijonte premisa për zhvlerësimin e Lekut dhe ringritjen e valutave të huaja, sidomos Euros.

Por, një skenar i tillë nuk ndodhi në krizën e vitit 2022, kur, falë prurjeve të mëdha valutore nga burime të tjera, Leku i rezistoi thellimit të deficitit tregtar dhe vazhdoi të forcohej, duke ndihmuar edhe në nivele inflacioni më të ulëta, krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje.

spot_img
BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...