BallinaVendiLëvizi misrin me aflatoksinë pasi i ishte bllokuar, AKU gjobit biznesin në...

Lëvizi misrin me aflatoksinë pasi i ishte bllokuar, AKU gjobit biznesin në Shkodër dhe nis kallëzim penal

Publikuar më

spot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur një subjekt në Shkodër pasi ka konstatuar shkelje të rënda lidhur me një sasi misri blegtoral të kontaminuar me aflatoksinë. Sipas institucionit, biznesi nuk ka zbatuar urdhrin për bllokimin e produktit dhe e ka lëvizur atë pa dokumentacionin e nevojshëm.

AKU bëri të ditur se ndaj subjektit janë vendosur katër masa administrative me gjobë, ndërsa për rastin është depozituar edhe kallëzim penal në organet e drejtësisë. Ndërkohë, institucioni ka nisur procedime disiplinore edhe ndaj tre inspektorëve të drejtorisë rajonale në Shkodër për lëshime në detyrë.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të informimit të publikut dhe transparencës, sqaron opinionin publik se, pas konstatimit të prezencës së aflatoksinës në një sasi misri blegtoral në qarkun Shkodër, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat ligjore për bllokimin e produktit, ndërkohë që kontrollet e fundit të ushtruara në terren në Mars 2026 kanë nxjerrë në dritë shkelje të rënda nga ana e operatorit të biznesit.

Ky subjekt ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin duke prishur me dashje shenjat e sigurisë (shiritat e bllokimit) dhe duke lëvizur sasinë e pasigurt pa asnjë dokumentacion gjurmueshmërie, veprime për të cilat AKU ka reaguar me vendosmëri të plotë duke vendosur katër masa administrative “Gjobë” dhe duke depozituar kallëzim penal pranë organeve të drejtësisë prishje me dashje të shenjave të sigurisë, vendosje në qarkullim të ushqimeve të rrezikshme dhe mashtrim me produktet ushqimore.

Gjithashtu, institucioni ka treguar gatishmëri të lartë për të nxjerrë përgjegjësitë edhe brenda strukturave të veta, duke nisur procedimet disiplinore për tre inspektorë të DRAKU Shkodër për lëshime në detyrë, pasi integriteti i procesit të inspektimit është i panegociueshëm.

Ndërsa vlerësojmë rolin e medias në denoncimin e rasteve abuzive, ftojmë të gjithë raportuesit që t’u referohen fakteve zyrtare për të shmangur keqinformimin dhe panikun e pabazë te qytetarët.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se mbetet në gatishmëri të plotë në misionin e tij për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik në çdo rast dhe përballë çdo subjekti që tenton të shpërfillë ligjin.

Artikujt e fundit

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të...

Homeland Justice sulmon korrespondencën e Kuvendit: Të gjitha bisedat e të korruptuarve janë në duart tona

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin...

“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në flagrancë automjetin me pistoleta “Sig Sauer”

Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të...

Gazetari Bernard Pecnikaj zbulon detaje mbi zhdukjen e Bleona Mates

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari Bernard Pecnikaj ka folur për misterin e zhdukjes...

Më shumë

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të...

Homeland Justice sulmon korrespondencën e Kuvendit: Të gjitha bisedat e të korruptuarve janë në duart tona

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin...

“Çmontohet” grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, policia kap në flagrancë automjetin me pistoleta “Sig Sauer”

Pas një hetimi dy mujor, policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të...