BallinaVendiEkonomiMinistri Karakaçi “kërcënon” importuesit pas rritjes së çmimit të naftës: Mund të...

Ministri Karakaçi “kërcënon” importuesit pas rritjes së çmimit të naftës: Mund të ngrihet bordi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Çmimi i naftës ditën e sotme është rritur deri 14 lekë për litër, duke u tregtuar nga 210 deri në 214 lekë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi i pyetur nga gazetarët për rritjen e sotme të çmimit të naftës dhe masat që priten të ndërmerren, ripërsëriti se nuk do të ketë rishikime fiskale te karburantet.

Ministri Karakaçi paralajmëroi kompanitë të kenë kujdes me çmimet, duke theksuar se Bordi i Transparencës, që cakton çmimet tavan mund të ngrihet shumë shpejt, mjafton një VKM.

“Kemi ndjekur model tjetër, taksa e qarkullimit është në të gjithë vendete e BE, disa e vende e marrin në pikat e karburantit disa në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuara dhe vlerësuar se marrja e taksës së qarkullimit me pikën e karburantit, është mjeti më i mirë se paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më shumë makinën.

Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve, çfarë po ndodh edhe në rajon, ka modele të ndryshme, s’kemi vendimmarrje për Bordin. Ky bord, është aty dhe mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Mekanizmi është aty, mund të ngrihet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Kemi vlerësuar se me mesazhet përmes grupit të interesit, ta kuptojnë vetë rëndësinë. Është aty, mund të ngrihet shumë shpejt”.

Ministri Karakaçi gjithashtu theksoi se nuk do të ketë mungesë të produktit në treg,

“Të gjitha informacionit që kemi, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për grupet e furnizuesve shqiptarë. Mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare”, tha Karakaçi.

Pas propozimit të shoqatës së Hidrokarbureve për heqjen e taksës së qarkullimit te karburantet dhe transferimin e saj në një tarifë fikse te mjetet, nëpërmjet një amendamenti të dorëzuar në Kuvend deputetet e opozitës kanë kërkuar uljen e taksës së qarkullimit.

BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë