BallinaVendiEkonomiMiratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, rriten subvencionet për fermerët

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, rriten subvencionet për fermerët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Këshilli i Ministrave ka miratuar Skemën Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2026, me një fond prej 2.5 miliardë lekësh (rreth 25 milionë euro), duke rritur mbështetjen me subvencione direkte për fermerët.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, krahasuar me vitin 2025, janë rritur disa nga mbështetjet kryesore: për lopët nga 10 mijë në 12 mijë lekë për krerë, për bletët nga 10 mijë në 20 mijë lekë për koshere dhe për bagëtitë e imëta nga 1,200 në 1,500 lekë për krerë. Për herë të parë përfshihet edhe mbështetja për dosat, me 7 mijë lekë për krerë.

Skema e re ul pragjet për përfitim, duke përfshirë më shumë fermerë: nga 10 në 5 lopë, nga 100 në 50 krerë të imëta dhe nga 50 në 25 koshere bletësh.

Gjithashtu, mbështetja për kontrollin biologjik në sera rritet në 70% të kostos, ndërsa për sipërfaqet e mbjella mbi 3 hektarë jepet 10 mijë lekë për hektar.

Parashikohet mbështetje edhe për fermerët e rinj, investimet në ferma dhe akuakulturë, si dhe për pajisje dhe mekanizim bujqësor. Shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë 100% të masës së financimit.

Skema synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe mbështetjen më të gjerë të sektorit bujqësor, duke iu afruar edhe praktikave të Bashkimit Europian.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë