Spiro Dhimaleksi, 35-vjeçari i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve të tij në Himarë, është shtruar sot në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, pas trajtimit të marrë në Spitali i Vlorës për disa prerje me thikë. Ai po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.
Sipas mjekëve psikiatër, 35-vjeçari nuk ka pasur më parë diagnoza të regjistruara për probleme mendore, por rezulton përdorues i lëndëve narkotike në gjendje të rënduar. Gjatë komunikimit të sotëm me personelin, ai ka shfaqur një gjendje më të kthjellët dhe pritet të marrë trajtim të specializuar edhe nga toksikologët.
Para policisë, Dhimaleksi ka deklaruar se veprimin e ndërmori pasi dyshonte se prindërit e tij synonin t’i marrin pronat. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet nënvizojnë rëndësinë e trajtimeve profesionale për persona me probleme të shëndetit mendor dhe përdorim substancash.

