BallinaRajoni & Bota“Mos hyni sërish në moçal”, Irani paralajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara...

“Mos hyni sërish në moçal”, Irani paralajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, i lëshoi një paralajmërim Shteteve të Bashkuara dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se ngjarjet e fundit në Ngushticën e Hormuzit tregojnë se nuk ka një zgjidhje ushtarake për një krizë politike.

Araghchi shkroi në X se bisedimet po “bëjnë përparim falë përpjekjes bujare të Pakistanit” dhe se “SHBA-ja duhet të jetë e kujdesshme të mos tërhiqet përsëri në moçal nga dashakëqijtë. Po ashtu edhe Emiratet e Bashkuara Arabe!”

Ai hodhi poshtë gjithashtu planin e Uashingtonit, “Projekti Liria”, që synon lëvizjen e anijeve tregtare në ngushticë, duke shkruar: “Projekti Liria është Projekti Bllokimi.” Komentet e Araghchit vijnë pas shkëmbimit të zjarrit mes forcave ushtarake amerikane dhe iraniane në ngushticë, që ngritën pyetje  rreth vazhdimësisë së armëpushimit i cili ka zgjatur pothuaj një muaj.

Presidenti amerikan Trump  bëri të ditur të dielën një iniciativë për të ndihmuar anijet e bllokuara për shkak të bllokadës iraniane të Ngushticës. Si përgjigje, Irani kërcënoi se do të sulmonte forcat e armatosura të huaja nëse ato do të përpiqeshin të kalonin në Ngushticë.

Çdo forcë e huaj e armatosur, dhe veçanërisht ushtria agresive amerikane,” do të sulmohet nëse përpiqet të afrohet ose të hyjë në Ngushticë, deklaroi Ali Abdollah nga Komanda Qendrore e Iranit në transmetuesin shtetëror iranian Irib.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë