BallinaRajoni & Bota“Nëna ime ishte e fiksuar pas teje”, Donald Trump pret Charles III...

“Nëna ime ishte e fiksuar pas teje”, Donald Trump pret Charles III në Shtëpinë e Bardhë, atmosferë ceremoniale dhe batuta gjatë vizitës zyrtare

Publikuar më

spot_img

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës zyrtare të monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë ceremonisë pritëse, Trump e cilësoi si një “nder të madh” mikpritjen e çiftit mbretëror, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pavarësisht motit me shi në Washington, D.C., presidenti amerikan nuk i kurseu batutat, duke thënë me humor: “Çfarë dite britanike është sot”, në një referencë ndaj kushteve atmosferike tipike për Britaninë.

YouTube video player

Në ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe drejtues të tjerë të lartë. Nga pala britanike ishte e pranishme Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper. Në mesin e të ftuarve spikatën edhe emra të njohur të biznesit si Tim Cook dhe Jensen Huang.
Gjatë fjalës së tij, Trump kujtoi vizitat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur mikpritjen në Kështjellën Windsor dhe duke e cilësuar atë si një përvojë të paharrueshme për të dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ai theksoi gjithashtu lidhjet historike mes SHBA-ve dhe Britanisë, duke nënvizuar ndikimin kulturor dhe vlerat e përbashkëta.
Presidenti amerikan solli edhe momente personale në fjalimin e tij, duke përmendur nënën e tij dhe admirimin që ajo kishte për familjen mbretërore britanike, veçanërisht për Mbretin Charles.

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik, ndërsa marrëdhëniet transatlantike mbeten një element kyç në politikën ndërkombëtare.

Artikujt e fundit

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Gjendet i vrarë shqiptari në Greqi. Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të mbasdites...

Video/ Autorët e vrasjes në Balldren e fshehën makinën duke e mbuluar me bar, e morën me qira në Rinas dhe i hoqën targat

Ky është një nga automjetet që përdorën autorët e vrasjes së dyfishë dy ditë...

Video/ “Nuk mund të të fal për gjysmëfinalen me Interin”, tifozi përballet me Marciniak, arbitri: Unë favorizova Barcelonën, VAR-i më korrigjoi

Gjyqtari i njohur Szymon Marciniak u përball me një situatë të veçantë gjatë një...

“Irani ndodhet në gjendje kolapsi, regjimi po shembet”/ Trump: Po na kërkon që të hapim Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump deklaroi të martën në një postim në rrjetet sociale se Irani...

Më shumë