BallinaVendiAktualitetNga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

Nga nesër reduktohet me 40% flota e autobusëve të transportit publik

Publikuar më

spot_img

Pas thirrjeve të vazhdueshme për subvencione për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit, të cilat nuk morën përgjigje nga institucionet, shoqatat e transportit publik kanë vendosur të ndërmarrin masa drastike.

Duke filluar nga 15 prilli, ato do të reduktojnë me 40% numrin e autobusëve në Tiranë dhe flotën e mjeteve në rrethe, përfshirë autobusët dhe furgonat.

Shoqatat deklarojnë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe një takimi me institucionet më 1 prill 2026, nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse. Sipas tyre, mungon një skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare, nuk është dhënë asnjë afat për ndërhyrje dhe nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale si akciza, TVSH-ja apo taksa e qarkullimit.

Kjo situatë ka përkeqësuar ndjeshëm gjendjen financiare të operatorëve, duke i detyruar ata të ulin me 40% shërbimin si masë emergjente për të përballuar kostot.

Në njoftimin zyrtar, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban theksojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimit të zhvilluar më 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, nuk është marrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin e transportit publik.

Sipas tyre:

  • Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit;
  • Nuk ka vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare;
  • Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje;
  • Nuk ka nisur rishikimi i elementeve fiskale që ndikojnë në kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).

Ata shtojnë se kjo mungesë reagimi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve, të cilët ndodhen në kushte të vështira për të vijuar aktivitetin.

Për pasojë, bëhet me dije se nga nesër do të reduktohet me 40% numri i mjeteve në qarkullim, si masë e detyruar për përballimin e situatës emergjente.

Shoqatat u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe që të parashikojnë kohën e udhëtimit, duke theksuar se situata nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Në përfundim, ato shprehen të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.

Artikujt e fundit

Ndryshime në Policinë e Tiranës, largohen shefi i Krimit Ekonomik dhe ai i Policisë Rrugore

Ndryshime në radhët e uniformave blu, pas emërimit të Skendër Hitës në krye të...

Zjarr në një pallat pranë QSUT, flakët rrezikojnë të gjithë kompleksin

Një zjarr ka rënë në katin e fundit të një pallati përballë QSUT. Sipas informacioneve...

Policia e Shtetit godet skemën ndërkombëtare të mashtrimit kibernetik “Ghost Call”, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Drejtoria...

Nis gjyqi për hakerimin e e-maileve të SPAK/ Zbardhen diskutimet nga seanca, të pandehurit refuzojnë kamerat

Ka nisur seanca e themelit në Gjykatën e Posaçme për çështjen e hakerimit të...

Më shumë

Ndryshime në Policinë e Tiranës, largohen shefi i Krimit Ekonomik dhe ai i Policisë Rrugore

Ndryshime në radhët e uniformave blu, pas emërimit të Skendër Hitës në krye të...

Zjarr në një pallat pranë QSUT, flakët rrezikojnë të gjithë kompleksin

Një zjarr ka rënë në katin e fundit të një pallati përballë QSUT. Sipas informacioneve...

Policia e Shtetit godet skemën ndërkombëtare të mashtrimit kibernetik “Ghost Call”, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Drejtoria...