BallinaVendiAktualitetNis gjyqi për hakerimin e e-maileve të SPAK/ Zbardhen diskutimet nga seanca,...

Nis gjyqi për hakerimin e e-maileve të SPAK/ Zbardhen diskutimet nga seanca, të pandehurit refuzojnë kamerat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka nisur seanca e themelit në Gjykatën e Posaçme për çështjen e hakerimit të kompjuterëve të dy prokurorëve të SPAK.

Në sallë janë paraqitur tre të pandehurit, Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, së bashku me avokatët e tyre mbrojtës. SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre për hakerimin e sistemeve kompjuterike dhe ndërhyrjen në e-mailet e prokurorëve të posaçëm.

Gjatë seancës, relatori i çështjes, Erjon Çela, bëri me dije se Top Channel kishte kërkuar ndjekjen e procesit me kamera. Por, të tre të pandehurit refuzuan dhënien e pëlqimit për regjistrimin e seancës. Në këto kushte, dhe duke iu referuar vendimit të KLGJ-së, gjykata vendosi që procesi të zhvillohet pa praninë e kamerave.

Në vijim të seancës është paraqitur edhe prokurori i çështjes, Bledar Maksuti, ndërsa pritet të dëgjohen palët dhe të shqyrtohen provat në vijim të gjykimit.

Diskutimet në sallë:

Erjon Çela: Top Channel ka kërkuar ta ndjekë me kamera procesin.

Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili: Nuk pranojmë që seanca të filmohet.

Gjykata: Të pandehurit nuk japin pëlqimin për regjistrimin e seancës dhe, referuar vendimit të KLGJ-së, duhet marrë pëlqimi i të dyshuarve.

Gjykata: Është paraqitur Arnold Rrokaj, i cili jep gjeneralitetet. Ke qenë i dënuar më parë?

Rrokaj: I padënuar. I jap tagra të plota avokatit tim të më përfaqësojë në çdo seancë.

Zambak Gjoni: Jam me arsim të lartë, nuk kam qenë më parë i dënuar. Kam zgjedhur avokatin i cili do më përfaqësojë për çdo seancë.

Gjykata: I pranishëm Agim Ismaili.

Agim Ismaili: Arsim i lartë, i padënuar më parë. Kam zgjedhur dy avokatë, Kasteriot Selitën dhe Afrim Shehun.

Gjykata: Konstatojmë se në seancën e sotme janë të gjitha palët. Vijojmë me gjykimin. A keni kërkesa paraprake?

Prokurori Bledar Maksuti: Nuk kam kërkesa paraprake.

Avokati Afrim Shehu: Duke qenë se klienti im (Agim Ismaili) ka bërë disa kërkesa gjatë seancave paraprake, nuk jemi njohur në lidhje me këto kërkesa. Duam të na vihet në dispozicion ky vendim dhe të caktojmë edhe ne strategjinë e mbrojtjes për kërkesat që kemi bërë më herët.

Gjykata: Ju keni kërkuar vendimin e seancës paraprake përmes e-mailit apo në çdo formë.

Avokati: Në çdo formë.

Gjykata: Ndodhur në këto kushte kur duhet të njihen me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake në kuadër të realizimit për një mbrojtje sa më efektive. Gjykata shtyn seancën për në datën 27 prill, ora 11:00.

YouTube video player
spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...