BallinaRajoni & Bota“Nuk kam përdhunuar njeri dhe më vjen keq t’ju them që nuk...

“Nuk kam përdhunuar njeri dhe më vjen keq t’ju them që nuk jam as pedofil”/ Trump “përplaset” me gazetarin: Je një turp!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është përfshirë në një përplasje të ashpër gjatë një interviste me emisionin “60 Minutes” në CBS, duke reaguar me tone të forta ndaj pyetjeve dhe referencave të bëra nga gazetari.

jatë intervistës, prezantuesja Nora O’Donnell lexoi fragmente nga shkrimet e sulmuesit, të cilat përmbanin akuza të rënda, pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e Trump.

Reagimi i presidentit ishte i menjëhershëm:“Nuk jam përdhunues. Nuk kam përdhunuar askënd. Më vjen keq, nuk jam pedofil. Po lexoni budallallëqe nga një njeri i sëmurë dhe po më lidhni me to. Je një turp”, deklaroi ai, duke e cilësuar të papranueshme leximin e këtyre materialeve në një emision si “60 Minutes”.

Ndërkohë, në sfond të debatit rikthehen edhe çështje të mëparshme ligjore, ku një gjykatë civile federale e ka shpallur Trump përgjegjës për sulm seksual dhe shpifje ndaj autores E. Jean Carroll, një vendim që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht.

Po ashtu, presidenti është përballur me kritika për raportet e tij të mëparshme me financierin e dënuar për abuzim seksual Jeffrey Epstein, megjithëse Trump ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e tij dhe se informacionet publike e “shfajësojnë”.

Gjatë intervistës, Trump u ndal edhe te çështja e dhunës politike në SHBA, duke argumentuar se ajo nuk është domosdoshmërisht më e lartë se në të kaluarën.

“Nëse shikoni 20, 40 apo 100 vite më parë, dhuna ka qenë gjithmonë aty”, tha ai, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse situata aktuale është më e rëndë.

Ai fajësoi gjithashtu demokratët për klimën politike, duke i akuzuar për përdorimin e një retorike të rrezikshme: “Gjuha e urrejtjes e demokratëve është shumë e rrezikshme për vendin”.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë