BallinaVendiKronikëOperacioni “Porosia”, zbardhet shpërthimi me eksploziv në automjet, 7 të arrestuar, një...

Operacioni “Porosia”, zbardhet shpërthimi me eksploziv në automjet, 7 të arrestuar, një i burgosur porositës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, duke zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”. Ngjarja, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 10 marsit 2026, ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 7 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.

Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precedent të theksuar kriminal.

Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;

-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...