BallinaVendiAktualitetOSHEE njofton rinisjen e aktmarrëveshjeve për detyrimet e energjisë elektrike

OSHEE njofton rinisjen e aktmarrëveshjeve për detyrimet e energjisë elektrike

Publikuar më

spot_imgspot_img

OSHEE ka rifilluar procesin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 dhjetor 2024.

Ky proces synon të ofrojë lehtësi për pagesën e faturave për kategoritë më të ndjeshme të klientëve, duke përfshirë: familjet me ndihmë ekonomike, pensionistët, klientët familjarë, si dhe bizneset dhe institucionet.

Për secilën kategori klienti, FSHU ka përcaktuar skema të ndryshme kësti mujor, të cilat janë të përballueshme dhe me afate të qarta. Në varësi të mënyrës së pagesës, klientët mund të përfitojnë edhe reduktim të kamatëvonesës, duke lehtësuar kështu shlyerjen e detyrimeve në kohë.

Konsumatorët mund të nisin aktmarrëveshjet duke u paraqitur personalisht në zyrat e shërbimit ndaj klientit të OSHEE-së ose duke u informuar online në faqen zyrtare www.oshee.al.

FSHU thekson se këto masa kanë për qëllim sigurimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike, përmirësimin e marrëdhënies me klientët dhe mbështetjen e tyre në përballimin e borxheve të grumbulluara, duke kontribuar në stabilitetin financiar të sektorit të energjisë.

Skemat e reja të aktmarrëveshjeve do të qëndrojnë të hapura deri në shlyerjen e detyrimeve dhe priten të përfshijnë një numër të madh klientësh në të gjithë vendin.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë