Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, që do të zhvillohet sot, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse kryesore të qytetit, si te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, do të bllokohet për automjetet që nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit.
Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”, do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 deri në mbyllje të protestës.
Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimeve të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera dhe ka parashikuar rrugë alternative për devijimin e automjeteve.

