BallinaVendiPolitikëPërplasje e fortë në PD: Ervin Salianji: "Sali Berisha ka frikë nga...

Përplasje e fortë në PD: Ervin Salianji: “Sali Berisha ka frikë nga vota, mban Edi Ramen në pushtet”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga Ervin Salianji, i cili ka reaguar ashpër ndaj situatës brenda Partia Demokratike, duke ngritur akuza për mungesë gare dhe demokracie të brendshme.

Në një postim publik, Salianji thekson se përjashtimet dhe etiketimet vijnë si pasojë e frikës nga gara:
Sa më shumë flitet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara”, shkruan ai.

Ai nënvizon se PD nuk është “klub privat”, por një forcë politike që duhet të funksionojë mbi bazën e votës së anëtarëve. Sipas tij, kërkesa është e thjeshtë: garë e hapur dhe votë e lirë, pa ndikime apo vendime arbitrare.

Reagimi i plotë

Në mungesë të votës, shpik etiketa.

Në mungesë të garës, shpall “të vetëpërjashtuar”.

Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara.

Partia Demokratike nuk është klub privat ku hyrjet dhe daljet vendosen me humorin e një njeriu, por një forcë politike që duhet të funksionojë me rregulla dhe me votën e anëtarëve të saj.

Ironike që ky që flet për demokraci, është i pari që i trembet asaj.

Unë nuk kam nevojë për bekime, as për leje.

Kam vetëm një kërkesë: garë të hapur dhe votë të lirë.

Pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën. E frikë bën mirë që ka se e ka keqpërdorur funksionin për interesa personale dhe biznesi! Demokratët duan një Parti Demokratike fituese!

Sa për hallin që ka se mos “vras” Xhafën”, i flet subkoshienca se ka merak se mos “vrasim” Ramën me votë. Burri ka kohë te turpërohet gjithë jeten e vet, por të bier në këtë nivel është e paimagjinueshme dhe është fiks siç nuk e urojnë as kundërshtarët më të ashpër!

Shpifje si kjo tregojnë sa të madhe e ka frikën dhe dëshpërimin. Akuzat për vrasje dihet kush i ka mbi shpinë, siç dhe tregon mëndesinë vrasëse sepse dikush që dëgjon këto biseda dhe nuk i denoncon tregon për veten!

Meqë ky po e mbështet SPAK këtë periudhë, unë jam i gatshëm dhe i bëj thirrje SPAK të nisë hetimin për tentativë vrasje ose moskallëzim krimi.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...