BallinaVendiKronikëPorosiste armë nga SHBA për t’i shitur në Angli, dënohet me mbi...

Porosiste armë nga SHBA për t’i shitur në Angli, dënohet me mbi 6 vite burg 19-vjeçari shqiptar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe pasi tentoi të siguronte armë zjarri nga SHBA dhe rezultoi i përfshirë edhe në aktivitet kriminal me drogë.

Bëhet fjalë për Henri Nikollin, i cili u dënua me 6 vite e 3 muaj burg. Sipas hetimeve, ai kishte porositur një paketë nga SHBA, e maskuar si “kit trajnimi për qen”, por që në fakt përmbante një pistoletë 9 mm dhe pajisje për armë zjarri. Paketa u zbulua dhe u bllokua nga autoritetet amerikane.

I riu u arrestua në prill të vitit 2025 në Hertfordshire, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë të modifikuara për përdorim me municione moderne, municione të ndryshme, si dhe mjete për përshtatjen e armëve.

Gjithashtu, në banesë u zbulua edhe një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, si dhe sasi droge e gatshme për shpërndarje.

Sipas prokurorisë, 19-vjeçari kishte ngritur një aktivitet të strukturuar kriminal, ku armët përdoreshin për të mbështetur tregtinë e drogës, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë publike.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë