BallinaVendiPolitikëProtesta e PD më 12 mars, skenarët që priten para Kuvendit

Protesta e PD më 12 mars, skenarët që priten para Kuvendit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë më 12 mars para godinës së Parlamentit në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa kreu i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë.

Protesta do të zhvillohet në të njëjtën kohë me seancën plenare të Kuvendit, ku pritet të diskutohet edhe çështja e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila është nën hetim për dyshime që lidhen me procedurat e tenderave.

Sipas raportimeve në media, mbështetësit e opozitës pritet të pozicionohen në hyrjet kryesore të Kuvendit, në zonën e rrugës “Xhorxh W. Bush” dhe pranë pedonales. Deputetë të opozitës mund të dalin herë pas here nga seanca për t’iu drejtuar protestuesve me mesazhe politike.

Në raportime është përmendur edhe një skenar tjetër, që lidhet me mundësinë e një ngujimi simbolik të disa deputetëve të opozitës brenda Kuvendit. Megjithatë, një variant i tillë konsiderohet ekstrem dhe deri më tani nuk është konfirmuar si vendim zyrtar nga drejtuesit e PD.

Ndërkohë, pritet një angazhim i madh i forcave të policisë për të garantuar sigurinë gjatë protestës. Burime nga mediat raportojnë se qindra efektivë mund të vendosen në perimetrin e Parlamentit dhe në rrugët përreth, ndërsa pritet edhe vendosja e barrierave metalike për të shmangur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sa i përket kohëzgjatjes së protestës, nuk ka ende një orar të përcaktuar, por raportohet se mbështetësit e opozitës mund të qëndrojnë për disa orë para Parlamentit, për aq kohë sa do të zgjasë edhe seanca plenare.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë