Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Portëz të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda ambientit të shtëpisë së tij. Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, trupi i pajetë i 40-vjeçarit kishte plagë nga një armë zjarri. Ndonëse rrethanat janë ende të paqarta, hetimet paraprake të policisë ngrisin dyshime për një vetëvrasje.
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në banesën e viktimës për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

