BallinaRajoni & BotaQindra studentë shqiptarë protestojnë në Shkup, Universiteti i Tiranës krah tyre: Të...

Qindra studentë shqiptarë protestojnë në Shkup, Universiteti i Tiranës krah tyre: Të përdoret gjuha amtare në proceset mësimore

Publikuar më

spot_img

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

Me thirrjet “ Gjuha shqipe e drejta jonë” “ne flasim shqip”, “nuk ka shtet pa rini”, studentët e shumtë në numër mbanin pankarta të ndryshme dhe flamujt kuq e zi duke kërkuar diçka që është e garantuar.

Edhe pse gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut ka status zyrtar, provimi i jurisprudencës, i domosdoshëm për ushtrimin e profesioneve juridike si avokat, gjyqtar apo prokuror, zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase.

Lidhur me protestën ka reaguar edhe Universiteti i Tiranës, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale.

Reagimi i Universitetit të Tiranës

Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një standard i njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor i barazisë reale në shoqëri shumëgjuhëshe. Kur studentët ndjekin studimet📚e tyre në një gjuhë të caktuar, është e drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të bëhet në të njëjtën gjuhë.

Kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim. Mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin profesional të tyre dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.

Universiteti i Tiranës mbështet✔️çdo përpjekje që synon forcimin e të drejtave gjuhësore dhe garantimin e standardeve të barabarta në arsim dhe në jetën publike. Ne inkurajojmë institucionet përkatëse që, në frymën e ligjit dhe të bashkëjetesës demokratike, të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse.

Respektimi i diversitetit gjuhësor nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe vlerë që pasuron shoqërinë dhe forcon kohezionin social në rrugën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian!
Rektori i Universitetit të Tiranës,
Prof.Dr. Artan HOXHA

Artikujt e fundit

Po transportonte një ekskavator, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Moglicë të Korçës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të fshatit Moglicë të Korçës, ku...

Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane

Shefi i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në sulmet...

Trump nuk ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, roli i saj është më i madh se sa duket

“ShBA nuk importon pothuajse asnjë naftë nga Ngushtica e Hormuzit dhe nuk do të...

Tragjedi në Austri: shqiptari nga Kosova dyshohet se vrau ish-bashkëshorten në ditën e Pashkëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sooß gjatë festës së Pashkët, ku një grua...

Më shumë

Po transportonte një ekskavator, përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në Moglicë të Korçës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të fshatit Moglicë të Korçës, ku...

Vritet shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Iraniane

Shefi i organizatës së inteligjencës së Gardës Revolucionare, Majid Khademi, është vrarë në sulmet...

Trump nuk ka kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, roli i saj është më i madh se sa duket

“ShBA nuk importon pothuajse asnjë naftë nga Ngushtica e Hormuzit dhe nuk do të...