BallinaVendiPolitikëRama publikon shifrat e monitorimit dhe replikon me “Reporterët pa Kufij”: Zëri...

Rama publikon shifrat e monitorimit dhe replikon me “Reporterët pa Kufij”: Zëri i opozitës në media është më i lartë se ai i qeverisë, dominon narrativa kritike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me “Reporterët pa Kufij” duke kundërshtuar pretendimet e tyre mbi gjendjen e medias në Shqipëri. Në një postim të gjatë në platformën X, Rama ka paraqitur të dhëna që, sipas tij, tregojnë një realitet të ndryshëm. Kreu i qeverisë ka ndarë rezultatet e një analize të bazuar në inteligjencë artificiale, të realizuar nga një startup shqiptar. Sipas tij, analiza përfshin mbi 4,500 artikuj nga 43 media, të monitoruara përgjatë 66 ditëve.

Kryeministri nënvizon se, sipas këtyre të dhënave, zëri i opozitës në media është më i lartë se ai i qeverisë, ndërsa kritikon raportin e “Reporterëve pa Kufij” duke e cilësuar si të njëanshëm dhe të paplotë.

“Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet për pronësinë e mediave dhe kushtet e punës së gazetarëve. Këto janë çështje reale dhe duhen adresuar. Por të injorosh plotësisht realitetin empirik dhe ta paraqesësh Shqipërinë si një vend me media të kapura dhe gazetari nën sulm politik? Në rastin më të mirë, kjo e bën analizën jo vetëm të paplotë, por edhe më të varfër. Dhe si pasojë, edhe vetë renditjen të njëanshme”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij thuhet se Shqipëria renditet në vendin e 83, duke humbur tre vende nga viti i kaluar. Po ashtu theksohet se gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

“Gazetarët përballen me presion politik, sidomos gjatë zgjedhjeve. Politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale duke politizuar organet rregullatore të medias dhe duke emëruar drejtuesit e medias publike. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh janë objekt sulmesh që synojnë t’i diskreditojnë, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Ata gjithashtu hasin vështirësi në sigurimin e informacionit zyrtar, akses i cili mund të kufizohet edhe më tej nga centralizimi i fundit i komunikimeve qeveritare.”, thuhej mes të tjerash në raport.

spot_img
BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë