BallinaVendiKulturëRama shtron iftar në Pallatin e Kongreseve: Ramazani dhe Krishtlindja bashkohen në...

Rama shtron iftar në Pallatin e Kongreseve: Ramazani dhe Krishtlindja bashkohen në 2030

Publikuar më

spot_img

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë organizuar mbrëmjen e së enjtes, 12 mars, sofrën e iftarit për besimtarët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu dëshirën që ky të jetë mandati i fundit i një kryeministri shqiptar jashtë Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje një ngjarje të veçantë: për herë të parë pas tre dekadash, Ramazani dhe Krishtlindja do të bien në të njëjtin vit, 2030.

“Ky është iftari i parë i këtij mandati të katërt, dhe dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për myslimanët shqiptarë, për rolin e tyre në shoqëri, duke u uruar gjithashtu të gjitha të mirat për të cilat luten. Në Shqipëri, besimi nuk ndan, por bashkon, dhe kjo sofër simbolizon unitetin, ku islami po ashtu si krishtërimi thërret Evropën drejt bashkëjetesës”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se kjo sofrë iftari bashkon jo vetëm besimtarët myslimanë, por edhe qytetarë të besimeve të ndryshme dhe jo besimtarë, ndërsa shtoi se argjërimi mëson durimin dhe ndihmon të kontrollosh instinktet brenda vetes.

Ky event në Pallatin e Kongreseve u konsiderua një mesazh i rëndësishëm për harmoninë ndërfetar dhe bashkëjetesën në shoqëri, duke theksuar një moment simbolik për dialogun dhe tolerancën fetare në vend.

Artikujt e fundit

Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 28-vjeçari, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohen se kanë dhunuar dhe...

Përfshihet nga flakët banesa te “Ali Demi”, humb jetën i moshuari që ndodhej brenda

Një zjarr i rënë në një banesë në zonën e Ali Demi, në Tiranë,...

16 kandidatë në garë për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe dy gra

Janë gjithsej 16 kandidatë që kanë paraqitur zyrtarisht aplikimin për postin e drejtorit të...

Izraeli nis sulme të reja në Bejrut

Ushtria izraelite ka ndërmarrë një valë të re sulmesh në Liban. Më herët, Forcat...

Më shumë