BallinaVendiAktualitetRikthehet Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, kriteret që duhet të plotësohen

Rikthehet Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, kriteret që duhet të plotësohen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas një viti pezullim, shqiptarët do të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur si Diversity Visa Lottery. 

Sipas njoftimeve zyrtare nga U.S. Department of State, këtë vit janë parashikuar disa ndryshime në proceduarat e aplikimit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe shmangien e abuzimeve me aplikime të shumëfishta apo fiktive.

Tashmë kërkohet që në formularin elektronik aplikanti të ngarkojë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit.

Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit.

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një tarifë prej 1$ në momentin e dorëzimit të aplikimit, dhe nuk do të ketë përjashtime për këtë tarifë nominale.

Disa prej kritereve kryesore

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një tarifë prej 1$ në momentin e dorëzimit të aplikimit, dhe nuk do të ketë përjashtime për këtë tarifë nominale.

Aplikimet duhet të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ose një ekuivalente dhe të specifikojnë arsimin.

Për indvidët e martuar, aplikimet duhet të përfshijnë emrin, foton, datën dhe vendin e lindjes së bashkëshortit/es dhe të gjithë fëmijëve biologjikë, si dhe të gjithë fëmijëve të adoptuar ligjërisht dhe fëmijëve të marra nga bashkëshorti/ja që janë të pazgjidhur dhe nën 21 vjeç në datën e aplikimit fillestar.

Përfshirja e bashkëshortëve është e detyrueshme edhe nëse bashkëshorti nuk banon aktualisht me aplikantin dhe/ose nuk do të emigrojë me të, përveçse nëse janë të ndarë ligjërisht.

Gjithashtu theksohet se ka mekanizma të fuqishëm për martesat e rreme gjatë aplikimit për vizë. Aplikantët e përzgjedhur duhet të sigurojnë prova të marrëdhënies, përfshirë certifikatën e martesës, dokumente, ndërsa mund të kërkohen dëshmi apo shqyrtime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë