BallinaVendiPolitikëRrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Edi Ramën, Peleshi: S’mund të...

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Edi Ramën, Peleshi: S’mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur artikujve mediatike

Publikuar më

spot_img

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i është përgjigjur Klevis Balliut në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

“Interpelancën e parë me kryeministrin e keni mohuar me një justifikim që i referohemi burimeve mediatike, ndërsa unë i referohem SPAK, INSTAT, etj…. Ai nuk vjen, ose ia delegon dikujt tjetër, e kemi dëgjuar të flasë vetëm për Diellën”, u shpreh Klevis Balliu.

Ndërkohë kreu i Kuvendit i ka sqaruar deputetit të PD se nuk kërkohet interpelancë me kryeministrin për artikuj mediatike dhe jo një vendimmarrje konkrete nga Këshilli i Ministrave.

“Ju informoj se për kthimin e kërkesës për interpelancë me kryeministrin, pas shqyrtimit të kërkesës konstatohet se nuk mund të pranohet, interpelanca lidhet me qëndrime dhe vendime konkrete të marra të qeverisë dhe kërkesa e paraqitur mbështetet në raporte, artikuj mediat, burime të tjera të jashtme dhe nuk identifikon një akt të drejtpërdrejtë të Këshillit të Ministrave.

Dua të theksoj se nuk mund të thirret kryeministri për t’iu përgjigjur përmbajtjes së artikujve dhe për këtë arsye nuk pranohet”, tha Peleshi.

Artikujt e fundit

Gjykata e Lartë rishikon praktikën për arrestin me burg

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur sot në orën 9:30 për...

Foto/ Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe befason, shkon në Parlament me qese me domate

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka befasuar me paraqitjen e tij në Kuvend.I...

Përplasen dy automjete në Vlorë, lëndohen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Lumit të...

Thyhet armëpushimi!Iran kërcënon: Çdo anije që pëpiqet të kaloje do të shkatërrohet

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm pasi Iran ka shpallur masa të...

Më shumë