BallinaVendiPolitikëSalianji takim me demokratë e Kukësit: Berisha 82 vjeç me "Non Grata"...

Salianji takim me demokratë e Kukësit: Berisha 82 vjeç me “Non Grata” nuk e risjell në pushtet PD!

Publikuar më

spot_img

Sali Berisha është një 82-vjeçar i konsumuar politik, i shpallur “Non Grata” nga aleati kryesor i Shqipërisë, SHBA, dhe i cili nuk mund të mobilizojë demokratët dhe qytetaratë e thjeshtë për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Kështu tha Ervin Salianji, i cili synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike, gjatë një takimi me demokratë të Kukësit që zhvilloi këtë të diel. Ish-deputeti theksoi se ka qenë një ndër vendimet e tij më të duhura, shkëputja nga “nga një politikë 36-vjeçare e baltës, e përbuzjes, e shpifjes, e goditjes së kundërshtarit politik brenda partisë”.

“Ne e dimë të nderuar miq dhe nuk e ndryshojmë dot kundërshtarin politik, kundërshtari i PD-së dhe i Shqipërisë është Edi Rama dhe duhet ta mundim, nuk duhet të themi gjithmonë që Edi Rama na rrahu, duhet të stërvitemi dhe ta rrahim dhe ta mundim Edi Ramën. Jam krenar që në çdo sallë mbështetem nga njerëz si ju. Më të vërtetët e demokratëve janë në këtë sallë sepse e njohin shqetësimin dhe instinktin e demokratëve për të fituar, disa thonë ku i keni figurat, figurat janë këta që i votojnë demokratët.

Ata që janë drejtues dhe lidershipi i PD flasin nëpër tavolina siç flasim në këtë publik.Në këmbim kemi marrë mashtrime dhe shpifje. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahemi nga një politikë 36-vjeçare e baltës, e përbuzjes, e shpifjes, e kundërshtarit politik brenda partisë”,- tha Salianji.

Ish-deputeti pranoi para demokratëve të Kukësit që edhe ai vetë duhej të kishte folur shumë më herët për agoninë politike që po i ndodh Partisë Demokratike.

“Edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më janë ngarkuar, kam një barrë përgjegjësie që duhet të kisha folur më parë. Tani PD është një dyshezë që nuk po ndalet, po shkon drejt një gremine”,- tha Salianji.

Artikujt e fundit

Zgjedhjet për kreun e PD-së në Pukë: Demir Hyseni fiton kundrejt Ferit Ringaj

Në zgjedhjet për kreun e degës së Partia Demokratike në Pukë, fitues është shpallur...

Jo më ndalim mjetesh rutinë/ Urdhri i ri i Skënder Hitajt: Shkeljet do monitorohen me radarë dhe dronë

Jo më ndalim automjetesh për verifikim rutinë. Ky është urdhri i prerë që ka...

U rrëzua aksidentalisht gjatë aktivitetit turistik tek Ujëvara e Sotirës, humb jetën 53-vjeçari

Gramsh/ Informacion paraprak Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R....

Frikë nga një marrëveshje e nxituar SHBA–Iran: diplomatët paralajmërojnë bllokim teknik dhe pasoja afatgjata

Aleatët evropianë shprehin shqetësim se një ekip negociator amerikan pa përvojë të mjaftueshme po...

Më shumë