Kryeministri Edi Rama, pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në gjashtë qarqe të vendit ka thirrur një mbledhje me drejtuesit politikë. Bëhet me dije, se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme në selinë e PS, duke nisur nga ora 10:00.
Në ndryshimet e bëra sot, Rama ka vendosur si drejtues qarku në Tiranë Taulant Ballën, ndërsa në Durrës Blendi Klosin. Në Fier do të vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit Belinda Balluku.
Gjithashtu si drejtues qarku kanë marrë funksione dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama, si Ermal Nufi në Lezhë apo Enea Karakaçi në Shkodër.
Emrat e drejtuesve të qarqeve:
Në Tiranë Taulant Balla
Në Durrës Blendi Klosi
Në Dibër Ulsi Manja
Në Fier Belinda Balluku
Në Gjirokastër Mirela Kumbaro
Në Vlorë Bledi Çuçi
Në Lezhë Ermal Nufi
Në Kukës Petrit Malaj
Në Shkodër Enea Karakaçi
Në Korçë Niko Peleshi
Në Berat Ervin Demo
Në Elbasan Arbjan Mazniku

